Avokat Ngjela në Vizion Plus: Rusia ka interes të futet në Shqipëri me çdo kusht, arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokat Ngjela në Vizion Plus: Rusia ka interes të futet në Shqipëri me çdo kusht, arsyeja

Avokati Spartak Ngjela ishte I ftuar ditën e sotme në Vizion Plus në emisionin e mëngjesit, me moderatorët, Alma Çelaj dhe Xhoi Malësia.

 

 

Ndër të tjera Ngjela foli për sulmet nga Irani dhe ndërhyrjet politike të Rusisë në Shqipëri.

Advertisement

 

 

Avokati u shpreh se Rusia ka arsye të forta gjeopolitike që do të penetrojë në Shqipëri me çdo kusht.

 

Advertisement

Megjithatë ai u shpreh që kjo situatë është në favorin e Shqipërisë pasi afron më shumë vendin tonë me aleatët perëndimorë.

 

 

“Fakti që kundërshtarët e Amerikës duan të hyjnë në Shqipëri është në favorin tonë. Fakti që të sulmon Irani, perëndimin e ke në favor.

Advertisement

Është thënë që ka një konflikt ruso- amerikan në Ballkanin Perëndimor. Fakti që ekziston ky konflikt do të thotë që jemi vend interesant. Ne jemi aleatët kryesor të Ëashingtonit në këtë rajon. Tani po rezulton që ka një konflikt amerikano- rus për Shqipërinë. Kanë interes me çdo kush të hyjnë në Shqipëri duan të prishin marrëdhënien shqiptaro-amerikane. Për arsye gjeo-politike. Ky pozicioni gjeografik I Shqipërisë ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy