Ballkani i Hapur/ Kovaçeski: Vendet e rajonit do ndihmojnë njëra-tjetrën në ushqime dhe energji

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ballkani i Hapur/ Kovaçeski: Vendet e rajonit do ndihmojnë njëra-tjetrën në ushqime dhe energji

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski u shpreh i kënaqur nga nisma e Ballkanit të Hapur, teksa tha se vendet e nismës do të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast mungese të produkteve ushqimore, apo mangësie në furnizimin me energji.

 

Në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit të Hapur, Kovaçeski tha 3 vendet e Ballkanit të Hapur do të angazhohen për lehtësimin e lëvizjes së lirshme të mallrave dhe qytetarëve.

 

Advertisement

“Të mblidhemi bashkë është fillesa. Të punosh së bashku është sukses. Të punuarit bashkë është motori që na shtyn përpara, përmes sfidave të dimrit të ashpër që i frikësohet e gjithë bota. Së bashku jemi angazhuar të lehtësojmë lëvizjen e lirshme të mallrave dhe njerëzve.

 

Ky bashkëpunim ka hapur rrugën që të menaxhojmë sfidat e transportit të ushqimit për qytetarët tanë. Do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Do ta ndihmojmë njëri tjetrin në rast se do ketë mungesa për produktet ushqimore. Do të ketë qarkullim pa asnjë lloj kufizimi për produktet thelbësore, sheqeri, mielli, bulmeti”, tha Dimitar Kovaçeski.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy