Bardhi publikon listën: 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi publikon listën: 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike

Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, nga foltorja e Kuvendit tha se Edi Rama ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë Komisionin Hetimor për Investimet Strategjike.

Sipas Bardhit, 36 projekte investime strategjike i kanë marrë jo më shumë se 10 individë ku secili prej tyre ka 3 projekte.

Advertisement

‘Janë 36 projekte që kanë marrë fondin e investitorit strategjik, Edi Rama pa garë ka dhënë pasuri publike dhe plazhet më të bukura të vendit. 36 projekte investime strategjike i kanë marrë jo më shumë se 10 individë ku secili prej tyre ka 3 projekte. Deputetët e PS-së janë udhëzuar që të votojnë kundër. Përfitues nga ligji janë 10 individë miq të Edi Ramës. Për abuzimet me këtë ligj përgjegjësia është e një individi Edi Rama. Ka urdhëruar deputetët që të bllokojnë këtë Komision Hetimor. Është një ligj klientelist dhe korruptiv. Dhënia e pasurisë publike për qëllim fitimi është bërë në shkelje flagrante të kushtetutës.’– tha Bardhi.

“Kush janë përfituesit do të thotë ju? Asnjë surprizë edhe këtu. Janë të njëjtët, ato që kanë përfituar në këto 9 vite cdo koncesion, cdo PPP dhe cdo tender të madh nga kjo Qeveri. E vetmja shtesë në këtë listë janë ministrja Olta Xhacka dhe aktori Gaz Paja.

Advertisement

Pra Kuvendi në vitin 2015 miratoi një ligj, gjoja me sebepin se do sillte investime të huaja dhe do krijonte lehtësi për investitorë serioz të huaj, por përfundimi është që përfitues nga ligji janë 10 individë, miq dhe oratakët e përhershëm të Edi Ramës, shtuar Olta Xhackën dhe Gaz Pajën.

Në listë nuk mungon ndërtuesi i sajareve personale në Surrel të Edi Ramës, Pandeli Carapuli; eksponentë të kallëzuar në SPAK për krime zgjedhore dhe që blenë vota për partinë socialiste, shantazhojnë votuesit si Pëllumb Gjoka, apo kompani që janë në proces likujdimi për shkak se kanë falimentuar.

Advertisement

Pra ligji për investimet strategjike është shndërrua nga Edi Rama në një plackë për të shpërblyer me pasuri publike, kryesisht me prona në bregdet, në kundërshtim me ligjin, miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy