Bashkia e Tiranës instalon ndriçim LED në Bulevardin ‘Bajram Curri” dhe “Zhan d’Ark”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkia e Tiranës instalon ndriçim LED në Bulevardin ‘Bajram Curri” dhe “Zhan d’Ark”

Rrugët e Tiranës kanë nisur të ndriçojnë më fort ditët e fundit, duke i krijuar qytetarëve mundësinë që të lëvizin lehtësisht edhe përgjatë orëve të natës.

 

Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim e ri led në akset kryesore të kryeqytetit. I tillë është dhe ndriçimi i vendosur sëfundmi në Bulevardin ‘Bajram Curri” dhe në bulevardin “Zhan d’Ark”.

 

Advertisement

Kjo është një masë në kuadër të kujdesit të shtuar për sigurinë e pedaluesve, këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve.

 

Ndërkaq, llambat LED përdorin shumë më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë apo fluoreshentë. Në fakt, ata përdorin 75% më pak energji sesa ndriçuesit inkandeshentë. Përveç kursimit në faturën tuaj të energjisë, LED-të kanë një jetëgjatësi shumë herë më të lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy