Berisha denoncon blerjen e votave/ “Votëbesim, por rezultati i zgjedhjeve të vjedhura nuk mund të pranohet”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha denoncon blerjen e votave/ “Votëbesim, por rezultati i zgjedhjeve të vjedhura nuk mund të pranohet”

Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ka përcjellë sot një mesazh të gjithë kritikëve, për humbjen në zgjedhjet e 14 majit, duke theksuar se beteja e tij nuk është për karrige, por për standardet e zgjedhjeve.

 

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha theksoi se statuti do të zbatohet dhe ai do të kërkojë votëbesimin e 70% të anëtarëve të kuvendit kombëtar.

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

“Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim. Kjo do ndodhë edhe me zgjedhje të vjedhura. Unë nuk kam nevojë për asnjë lloj alibie se statuti do të zbatohet pikë për pikë.”

 

Advertisement

Berisha ka përcjellë një mesazh edhe për demokratët, duke u premtuar se e gjithë partia do ta analizojë rezultatin, por së pari, opozita do të fokusohet tek faktimi i të gjitha shkeljeve të procesit zgjedhor.

 

“Analiza e PD-së në të gjitha nivelet, për të gjithë problematikën, për të gjitha përgjegjësitë, do bëhet më transparente dhe më e fortë se asnjëherë tjetër. Çdo demokrat duhet ta dijë se kjo është detyrimi ynë madhor para çdo zgjedhësi shqiptar. Por për kohën që ne mbrojmë votën, të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në mbrojtjen e votës.”

 

Advertisement

Para gazetarëve, lideri historik i demokratëve, Berisha, shpjegoi pse nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve.

 

“Ne nuk kemi thene asnjehere se nuk I humbem zgjedhjet, por ne nuk pranojme rezultatin e zgjedhjeve te blera”

 

Advertisement

Berisha sërish denoncoi parregullsitë në zgjedhje, duke akuzuar mazhorancën socialiste për përdorim të policisë, për përdorimin e buxhetit të shtetit, për presion mbi administratën e blerje votash. Për të mbështetur akuzat e tij për manipulimin e vullnetit të zgjedhësve, Berisha u ndal tek rezultati i PSD-së drejtuar nga Tom Doshi.

 

“Shikoni rezultatin e partisë së Doshit, dëshmia më e zezë, më e turpshme e blerjes së votës. Flet vetë. 13 milionë euro ka fituar vetëm një ndërmarrje të shtetit Tom Doshi. 13 milionë euro nga Edi Rama. Nëse ndokush mendon se vota për partinë e Tom Doshit është kontestatore, gabon rëndë. Është thjesht votë e blerë. “

 

Advertisement

Ndërkaq, në raport me grupin e deputetëve që mbajnë logon e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh zgjedhjen e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar, duke ftuar deputetët të diskutojnë së bashku, për të ardhmen e PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy