Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk ka akorduar mjaftueshëm mbështetje për bujqësinë, duke iu referuar ndarjes së buxhetit për vitin 2024.
Nga Lushnja, Berisha deklaroi se ky sektor nuk ka marrë vemendjen e duhur, ndonëse është një nga më të rëndësishmit për ekonominë në vend.
“Mjafton të kujtoj këtu se në buxhetin e këtij viti, për fermerët që përbëjnë 40% të popullatës, parashikohen gjithsej 30 mln euro dhe prej atyre ju garantoj se të paktën 20 i futin në xhepa, qeveritarët dhe administratorët e tyre.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që nga themelimi i shtetit shqiptar, dhe më këtë nënkuptoj qeverinë e vendosur para Kongresit të Lushnjes, që fermerët e këtij vendi të kenë qenë më të braktisur.
AdvertisementNuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në të gjithë bujqësinë shqiptare”, tha ai.
Nga ana tjetër, Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Rama, të cilin e akuzoi se ka shpërbërë vlerat e demokracisë.