Berisha nga Tropoja: Shqipëria është në rrezik ekzistencial, votoni Besnik Dushajn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha nga Tropoja: Shqipëria është në rrezik ekzistencial, votoni Besnik Dushajn

Lideri historik i demokrateve Sali Berisha në turin e fushatës zgjedhore të 14 majit, është ndalur në vendlindjen e tij, në Tropojë. Ndërsa u bëri apel tropojanëve  të votojnë kandidatin Besnik Dushaj ish kryeministri sulmoi edhe kandidatin e partise socialiste.

 

SALI BERISHA

 

Advertisement

“Rexha në këto vite e ka shndërruar bashkinë e Tropojës në një gropë më të thellë se përroin e Shudenicës. Po, po. Dalja e qeveritarëve para qytetarëve, është akt ligjor dhe i detyrueshëm. Por Rexha nuk del, se nuk mund të dalë, se i del gropa e madhe që ka bërë në bashki, i dalin tenderat që i ka dhënë, si ai e din. I dalin pra, të gjitha aktet e tij me të cilat vërtetë nuk u ka shërbyer qytetarëve të Malësisë së Gjakovës, por vetëm xhepit të tij. E pashë në Kukës me Edi Ramën. Edi Rama i thoshte Safet dhe Rexhë, vallen e Tropojës, por Rexha dhe Safeti dhe Edi dinë vetëm vallen e lekut, nuk dinë valle tjetër o miqtë e mi.”

 

Berisha u shpreh se qeveria jo vetem që nuk rriti rrogat por vuri bordet komuniste për t’ua rritur çmimet qytetareve.

 

Advertisement

Nga viti 2013 gjer më sot, çmimet arritën në stratosferë. Vetëm nga viti 2021-2022, secili prej jush ka paguar për ushqimet, 430 mijë lekë më shumë. Keni paguar dy pensione më shumë, pothuajse një rrogë më shumë. Jo vetëm që nuk rriti rrogat, por vuri bordet komuniste për t’ua rritur çmimet.”

 

Berisha deklaroi se ne 14 maj qytetaret duhet te reagojne kunder korrupsionit te qeverise sepse Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit.

 

Advertisement

 “Ndryshimi është jetik! Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Nëse vazhdohet me këto ritme, çfarë do mbetet në Shqipëri pas 16 vitesh? Por cili është qëndrimi i tij ndaj këtij fenomeni shkatërrimtar. Do sjellim indianë, bangladeshas, kjo do të thotë të ikin të rinjtë tanë, kjo do të thotë Shqipëria të falimentojë.”

 

Stacioni i radhes i takimeve elektorale te Sali Berishes ishte Hasi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy