Berisha përmend Ervis Martinajn/ Kreu i PD: Olsi Rama bëhet “mbreti” i ri i basteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha përmend Ervis Martinajn/ Kreu i PD: Olsi Rama bëhet “mbreti” i ri i basteve

Kreu i Partisë Demokratike është shprehur i penduar që në qeverisjen e tij ka lejuar bastet sportive, por teksa qeveria po i rikthehet legalizimit të tyre, Berisha kishte një akuzë të fortë. Duke e përmendur për here te parë me emër, kreu i PD tha se pas lajmit për zhdukjen e Ervis Martinajt, tashmë industria është në duart e Olsi Ramës.

 

Pas lajmeve për Ervis Martinin, Olsi Rama bëhet mbreti i basteve Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini. Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama. Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën. Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave. Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish.

 

Advertisement

Duke përforcuar qëndrimin e tij se largimi i drejtorit të Policisë erdhi për shkak të aferave të familjes së kryeministrit, Berisha u ndal edhe tek arrestimi i policit, i cili sipas tij ka dhënë dëshmi të rëndësishme.

 

Thuhet se Jeton Lami ka thënë që Ervis MARTINAJ paguante 30 mijë euro në muaj Ardi Veliun, ndaj në çdo rast sdo gjë që thuhet lidhet me aferat e kryeministrit.

 

Advertisement

Kreu i PD është ndalur sërish tek afera siç e quan ai të portit të Durrësit, duke sjellë fakte të reja, se ky investim po kryhet edhe me biznesmenë antishqiptarë.

 

“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama Alabar përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Siç e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies me të rrezikshme. Edi Rama vëllezërit Kariç, Vuçiçi prapa tyre pasi vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesore të dy kompanive të Alabarit në Beograd dhe përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë përsipër ndërtimin e Smart City në Minsk ku kompania e Minskit ka për Presidentit ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e familjes së tij në Portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antievropiane siç janë biznesmenë të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.

 

Advertisement

Sa i përket aksionit politik, Partia Demokatike nuk ka një datë të nisjes së protestave por bashke me Ilir Metën, Berisha tha se janë angazhuar për të bërë një opozitë të fortë, kundër qeverise.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy