Berisha prezanton Igli Carën për Durrësin: Zyrtar i përkushtuar për qytetarët, do ndryshojë vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton Igli Carën për Durrësin: Zyrtar i përkushtuar për qytetarët, do ndryshojë vendin

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha prezantoi këtë të shtunë kandidatin e tij për Bashkinë e Durrësit, Igli Carën.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha u zotuar se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” pas marrjes së mandatit do të shërbejë vetëm në interes të qytetarëve të Durrësit. Ai theksoi se Igli Cara do të ndryshojë qytetin e Durrësit dhe me këtë premtin kërkoi votëbesimin e qytetarëve.

 

Advertisement

“Jemi këtu për idealet tona të lirisë, idealet më fisnike të njeriut për të mbështetur së bashku Igli Carën, kandidatin e lirisë, të vullnetit tuaj, qytetarit shembullor, politikanin e urtë, të vendosur. Është nder i madh për mua të paraqes para jush Igli Carën me bindjen më të thellë, se me votën e besimin tuaj, do të dëshmohet një shërbëtor i përulur para jush, një zyrtar i përkushtuar para qytetarëve të Durrësit, Igli Cara do ndryshojë Durrësit dhe do ndikojë në ndryshimin e mbarë Shqipërisë. Se Igli Cara të gjitha potencialet e mëdha të këtij qyteti do i shndërrojë në mirësi e shërbime për banorët e qytetarët e tij.

 

Më 14 maj ju me Igli Carën në një mision historik do vendosni pluralizmin, do i thoni ndal të keqes. Mençuria e durrsakëve më 14 maj të votojë ndryshimin”, tha Berisha.

 

Advertisement

Përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara, qëndron kryetarja aktuale e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako nga PS.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy