Berisha prezanton kandidatin për Vlorën: Rama shkatërroi sheshin, ia lidhi sytë Llogarasë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton kandidatin për Vlorën: Rama shkatërroi sheshin, ia lidhi sytë Llogarasë

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka shkatërruar sheshin e Vlorës duke ndërtuar pa u konsultuar me qytetarët. Gjatë prezantimit të kandidatit të tij për Vlorën, Hysni Sharra, ish-kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur paratë publike përmes tunelit të Llogarasë.

 

“Vjen në Vlorë, ky sheshi këtu nuk është vetëm i Vlorës por i mbarë kombit. Ky vjen pa pyetur njeri. Pa asnjë konsultë me ju, pa asnjë konsultë mbarëkombëtare Shkatërron sheshin. Ndërton një objekt që duket si kasaphanë kuajsh. E gjeti ky. Shkon shkatërron sheshin që ishte simbol i qytetit. Ia lidhi sytë Llogarasë me tunelin. Por Vlora dhe Shqipëria pamje më magjepsëse se nga Qafë Llogaraja nuk ka. Më erdhën mua të bëjnë tunelin. Jo i thashë Llogarasë nuk ia lidh sytë unë. Kushdo të vijë këtu të dalë njëherë të shohë sa bukur është. Ky shkoi zgjidhi tunelin që vjedh më shumë, tunelin 7 km. Ka kushtuar pothuaj dyfishi i tunelit të Kalimashit. Se ndan paratë me kompaninë. Është koha me Hysni Sharrën të cilit unë i shpreh besimin më të plotë. Kam kënaqësinë më të madhe që ky është kandidati juaj, i zgjedhur nga ju”, tha ai.

 

Advertisement

Berisha gjithashtu bëri përgjegjëse qeverinë për shpopullimin e qytetit të Vlorës.

 

“Në 8 vite 40 % e vlonjateve janë larguar nga Vlora, në 8 vite 35 % e shqiptarëve janë larguar nga Shqipëria. Po vazhduam kështu çdo të mbetet pas 8-16 viteve të ardhshme. Por cila do të jetë përgjegjësia jonë para vetes, fëmijëve tanë, por edhe para të gjithë atyre që u shkrinë, u sakrifikuan, që ne sot të jemi komb dhe të jemi këta që jemi sot të lire”, tha ai.

 

Advertisement

Kreu i “Foltores” kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidatin e tij për Vlorën, Hysni Sharra. Ai theksoi se kandidati i tij do të përdorë potencialin e kësaj zone për të rritur mirëqenien e tyre.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy