Berisha: Protesta, jo kundër BE-së/ Kreu i PD fton qytetarët në bulevard, por nuk përmend sheshin para Kryeministrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Protesta, jo kundër BE-së/ Kreu i PD fton qytetarët në bulevard, por nuk përmend sheshin para Kryeministrisë

Dy ditë para zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perëndimor, kreu i PD Sali Berisha e ka bërë të qartë se nuk tërhiqet nga protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë një deklarate për gazetarët Berisha vlerësoi se samiti është një ngjarje historike për Shqipërinë, por nga ana tjetër është edhe një mundësi për opozitën që t’i tregojë BE-së, imazhin e vërtetë të qeverisjes socialiste.

 

SALI BERISHA

 

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“Nuk do të kishte rast më brilant se ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi përpara 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Europës.”

 

Advertisement

Në lidhje me vendin ku do zhvillohet tubimi i opozitës, Berisha ka theksuar se protesta nuk do të cenojë sigurinë e liderëve të Bashkimit Evropian, por nuk është tërhequr nga zhvillimi i saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

“Nuk ka rrugë që mund të bllokohen përveç zonës ku mblidhen, që nuk ne nuk e kemi ndërmend, pasi që jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidërshipit europian dhe mbarëvajtjen e samitit, përndryshe, ne jemi kudo zotër të qytetit në zona tjera. Mjerë Rama dhe Çuçi. I them Edi Ramës se demokratët protestojnë në qytet, në shesh.”

 

Advertisement

Berisha ka publikuar sot edhe spotin e protestës ku demokratët ftohen të protestojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, megjithatë bie në sy se në spot dhe në deklaratat e kryetarit të PD nuk përmendet si vend për zhvillimin e protestës sheshi para Kryeministrisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy