Berisha: Rama e flaku Yuri Kim si limon i shtrydhur, do kishim protestuar për largimin e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama e flaku Yuri Kim si limon i shtrydhur, do kishim protestuar për largimin e saj

“Rama e flaku Yuri Kim si limon i shtrydhur”. Kështu ka deklaruar kreu i PD Sali Berisha teksa komentoi njoftimin e Ministrisë së Jashtme se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores amerikane.

 

Berisha akuzoi ambasadoren se ka qenë e vetmja që gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ka dëmtuar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, ndërsa shton se opozita do të protestonte për largimin e saj.

 

Advertisement

Nuk u habita me deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka.

 

Por me këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje të një limoni të shtrydhur.

 

Advertisement

Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve, nuk ka pasur ndonjëherë një diplomat amerikan që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane më shumë se Yuri Kim.

 

Sjelljet dhe veprimet e saj në Shqipëri nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me parimet dhe nenet e konventave ndërkombëtare të respektimit të sovranitetit të një vendi, të respektimit të ligjeve të një vendi, por mbi të gjitha të respektimit të vullnetit të qytetarëve të zgjedhur.

 

Advertisement

Ajo zhvilloi një veprimtari tepër të padenjë për përfaqësuesin e një vendi të lirë, vendi partner, vendi mik.

 

I ka lejuar të thërrasë në radhë si të ishin ushtarë, deputetët e Kuvendit kundër Sali Berishës, duke i përpunuar dhe kërcënuar.

 

Advertisement

Kërcënimet, ofendimet e saj ndaj demokratëve, se do hanë bar nëse mbështesin Sali Berishën, dhunimi flagrant i sovranitetit të një vendi duke kërkuar mosfutjen e Sali Berishës në Kuvend, pasi kishte marrë mandatin nga sovrani, thirrjet ndaj elektoratit se kë duhet dhe kë nuk duhet të votojë, kundërshtimi i çdo konvente me kërcënimet ndaj gjyqësorit, këto janë akte të shëmtuara të saj, për të cilat garantoj se po të ishin dy faktorë, ndjenjat dhe admirimi i imi dhe mbështetësve të mi ndaj SHBA, dhe agresioni barbar rus ndaj Ukrainës, zonja në fjalë nuk do të ishte toleruar kurrë.

 

Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria“, tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy