Berisha: Rama i është vërsulur Parkut të Butrintit. Po bën gati me oligarkët 620 vila

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama i është vërsulur Parkut të Butrintit. Po bën gati me oligarkët 620 vila

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ekspertë për trashëgiminë kulturore mbrëmjen e sotme, ka akuzuar kryeministrin Rama se ka bërë gati së bashku me oligarkët 620 vila në Kepin e Stillos.

Berisha u shpreh se nëse ka një armik të kulturës dhe trashëgimisë në këtë vend, ai është Edi Rama.

Advertisement

“Tani është vërsulur në objekte të tjera. I është vërsulur parkut të Butrintit që është absolutisht një pasuri përrallore, kulturore kombëtare e pakrahasueshme.

Butrinti në rrafshin natyror ska asnjë më të bukur e fantastike. Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos.

Unë ju them që janë 620 vila që po bën gati Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar më shumë se çdokush tjetër me Fondin Shqiptaro-amerikan dhe e kam lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për suksesin e projekteve.

Jam zhgënjyer në mënyrë shumë të thellë kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar.

Advertisement

Në rast se qeveria merr e shpërbën parkun kombëtar për abuzivitete dhe korrupsion, ajo është një punë e çdo qytetari të civilizuar, shqiptar amerikan, evropian kushdo qoftë. Ndaj duke shprehur dhe një herë falënderimin për praninë tuaj, preferoj më shumë tu dëgjoj ju, dhe të shpreh nderimin më të madh për të gjithë përkushtimin që keni për një çështje themelore.

Unë kam trajtuar me dhjetëra herë albanofobinë që është një realitet, por jo një fenomen specifik për shqiptarët ndaj të gjitha kombeve ka fobira. Por rezulton në një aspekt që albanofobët më të mëdhenj janë shqiptarët.

Dhe kjo që ndodh nga ky njeri me identik tonë me trashëgiminë tonë kulturore është një rrezik i madh si për të sotmen dhe për të ardhmen tonë.” – tha Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy