Berisha, rinjve: Kthehuni në Atdhe/ “Do garantojmë të drejtën e votës për emigrantët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha, rinjve: Kthehuni në Atdhe/ “Do garantojmë të drejtën e votës për emigrantët”

Kryetari i PD, Sali Berisha, ftoi të rinjtë që studiojnë jashtë Shqipërisë të kthehen për të kontribuar për të ardhmen e vendit. Gjatë një takimi me studentët ekselentë që i janë bashkuar Partisë Demokratike, Berisha theksoi se prioritet për PD është krijimi i një elite të aftë për të rrëzuar qeverinë Rama e për të drejtuar një ditë vendin.

 

 

 

Advertisement

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Për këtë qeveri, largimi i të rinjve është një lajm i mirë, sepse dobësohet fuqia protestuese dhe votat kundër saj. Për vendin dhe kombin, kjo është absolutisht një katastrofë.”

 

Advertisement

 

Përveç premtimit për të krijuar hapësira brenda PD për të rinjtë që jetojnë jashtë, Berisha premtoi edhe garantimin e të drejtës së votës aty ku jetojnë për të gjithë emigrantët.

 

 

Advertisement

 

 “Ka një shkak kryesor pse nuk votojnë, sepse Edi Rama nuk do që të votojnë.”

 

 

Advertisement

 

Berisha para të rinjve shpjegoi edhe shpalljen e tij “non grata” në majin e vitit 2021 nga SHBA.

 

 

Advertisement

 “Korrupsioni i kësaj qeverie, me korrupsionin e multi-miliarderit George Soros, korruptoi një ambasadore, dhe jo vetëm për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë. Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe ndihmuar qeverinë më të të korruptuar.”

 

 

 

Advertisement

Kreu i PD akuzoi serish për korrupsion ambasadorin e Britanisë së Madhe, vend i cili gjithashtu e ka shpallur “non grata” liderin e opozitës.

 

 

 

Advertisement

 “Do ua faktoj shumë mirë, se tani unë disponoj dosjen e problemit. Se si një qeveri, korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm, të një vendi të mahnitshëm, të një vendi që ka kontribute të mëdha në lirinë e botës siç është Britania.”

 

 

 

Advertisement

Prej momentit të parë që SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione ndaj kryetarit të PD, Berisha i ka cilësuar këto vendime si shpifje e të sponsorizuara nga qeveria Rama e në rastin e Shteteve të Bashkuara nga Xhorxh Sorros.

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy