Berisha shton akuzat ndaj Ramës, pas humbjes në zgjedhje: Qeveria bleu votat me rritjen e pensioneve dhe rrogave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha shton akuzat ndaj Ramës, pas humbjes në zgjedhje: Qeveria bleu votat me rritjen e pensioneve dhe rrogave

Ish kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka denoncuar se qeveria bleu votat në zgjedhjet e 14 Majit duke rritur pensionet për 670 mijë pensionistë dhe duke rritur pagat për 200 mijë punonjës të administratës.

 

“Qeveria si kurrë ndonjëherë më parë ndër vite shpërbleu 670 mijë pensionistë me bonus 5 mijë lekë, në një vlerë totale prej 33 milionë euro me qëllim blerjen haptas apo ndikimin e votës së qytetarëve.

 

Advertisement

Rriti rrogat për 200 mijë punonjës të administratës me qëllim blerjen e votes. 13 mijë qytetrë u futën në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Për blerjen e votës mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës së ekonomike dhe dhjetra mijëra të tjerë u punësuan pa kontratë”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy