Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Ajo është McGonigali me fustan, janë të korruptuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim: Ajo është McGonigali me fustan, janë të korruptuar

Sali Berisha shfrytëzoi prezantimin e candidates Ledina Alolli për bashkinë Korcë, për të sulmuar për të disatën herë ambasadoren e SHBA në vendin tonë Yuri Kim.

 

Lideri i opozitës  tha se Amerika nuk mund të korruptohet, por njerëz që e bëjnë atë si Yuri Kim apo ish-drejtuesi I FBI, McGonigal korruptohen.

 

Advertisement

Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese, korruptive antiligjore, për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që korruptoi kryezbuluesin e SHBA dhe kjo është McGonigali me fustan, guvernatorja Yuri Kim. Këtu nga Korça unë të jeni të bindur ju, se do të ju them diçka pas kësaj, por këtu nga Korça do ti shtroj një pyetje; ndërhyrja jote në gjykatë kundër opozitës të cilën e pranoi vetë se ka ndërhyrë. Në çfarë parimi e bazon? Të ka porositur eprori yt, kurrën  e kurrës. Eprori yt dhe çdo epror jo i korruptuar si McGonigali është për shtetin ligjor, është për pavarësinë e drejtësisë, është për vendime të pavarura, por ty të ka porositur Edi Rama zonja guvernatore, një lloj siç ka korruptuar kryezbulesin e FBI-së, ju ka korruptuar ju dhe e kam denoncuar këtu në Korçë dhe do e denoncoj në të gjithë Shqipërinë. Po, po, Amerika nuk korruptohet, por Yuri Kim korruptohet, McGonigal korruptohet.  Çfarë të shtyn ty zonjë, meqë jemi këtu. Kanë sjellë në Vlorë, keni lexuar ndoshta, dy gjeneratorë gjigandë të përdorur dekada në Bangladesh të cilët janë jashtë çdo standardi, vijnë në gjirin e Vlorës në një kohë kur ne kemi prodhuar 2 miliardë kilovat orë energji më shumë sa kurrë në historinë tonë. Vijnë ata aty, sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihen në punë, por ne paguajmë, qytetari i Korçës, i Tropojës, i Bilishtit, i Kolonjës, paguajnë çdo ditë 90 mijë euro qera, se tigrat e Belinda Ballukut qëndrojnë, kanë ardhur aty në det dhe inaugurohen me praninë e zonjës Kim. Tu kërkojë të falur shqiptarëve dhe ato shushunja të largohen sa më shpejtë. Se 90 mijë dollarë në 10 ditë janë 1mln në 100 ditë janë 10 mln, në një vit janë mbi 36 milionë dhe në dy vite janë 64 milionë dhe nuk kemi pse gjobitemi ne.

 

Berisha akuzoi edhe Ramën se ka përdorur miliona euro nga parate publike për të shkaterruar pluralizmin, për të shfarosur opozitën

 

Advertisement

Edi Rama përdor qindra mijëra, e miliona euro për të shkatërruar pluralizmin, arritjen më të madhe historike të një kombi që njohu monizmin më të plotë. Edi Rama arriti të rekrutojë, të korruptojë, njeriun më të fuqishëm të zbulimit të SHBA dhe ta angazhojë atë si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. Një akt të cilin kurrë një partner i vërtetë nuk ja bënë një partneri.Një akt të cilin kurrë një vend i lirë nuk ja bën udhëheqësit të lirisë së botës, udhëheqësit të NATO-s, vendit që ka përgjegjësitë më të mëdha në këtë fushë. Por Edi Rama për karrigen e tij nuk njeh asnjë parim, asnjë normë, asnjë gjë. Ju keni lexuar, që janë bërë përpjekje për të përmbysur qeverira, ndonjëherë edhe të gabuara, por nuk kisha lexuar kurrë përpjekje për të rrëzuar opozita. Jo. Mirë po të përmbysësh opozitën është një krim më i shëmtuar se të përmbysësh një qeveri. Sepse të përmbysësh opozitën, përmbys pluralizmin, vendos monizmin dhe monizmi është fatkeqësia më e madhe që mund ti bjerë një kombi. Dhe e vërteta është se McGonigali nuk bënte asgjë tjetër veç se punonte për monizmin e Edi Ramës, veç se punonte që Edi Rama të qeveriste dhe ai pastaj të diktonte licenca se po dilte në pension dhe të diktonte se kiush do të merrte licencën e naftës, cila kompani ruse nuk duhej ta merrte dhe cila kompani ruse ta merrte. Se edhe tjetra ruse ishte ta dini ju, direkt e Gazprom. Sepse tjetra i paguante më shumë.Dhe Edi Rama bërtet e thotë, nuk korruptohet Amerika. Jo mo jo, Amerika nuk korruptohet, por Amerika ka tradhtarët e vet siç je dhe ti një tradhtar, një korruptor i kombit shqiptar, i tillë ishte edhe McGonigal dhe McGonigal ishte një njeri pa dinjitet që tradhtoi kombin e vet, flamurin e tyre, betimin dhe ky është një histori turpi nga më të mëdha që ka ndodhur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy