Berisha takim me gratë/ “Asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë, sa suksesi juaj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me gratë/ “Asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë, sa suksesi juaj”

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me zonja të shquara shqiptare.

Nga aty, ai ka deklaruar se asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë, sa suksesi e femrave, gjysmës më të mirë të kombit.

Advertisement

Ai theksoi se vendi ynë është bërë më i njohur në botë falë një gruaje, Nënë Terezës.

Ju falenderoj për praninë dhe shpreh nderimin tim të thellë për suksesin tuaj. Suksesin e të gjitha vajzave grave shqiptare. Asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë se sa suksesi i pjesës së saj më të mirë, gjysmën më të mirë, vajzat e gratë e një kombi.

Advertisement

Në këtë rrafsh, suksesi është gjithnjë i bukur ka shkëlqimin e vet, por suksesi i vajzave e grave është më origjinal dhe askush nuk thotë se prapa një gruaje të suksesshme qëndron një burrë, por thonë të kundërtën, këto janë të vërteta të pamohueshme.

Është kënaqësi kur sheh krahas problematikave me të cilën përballet familja shqiptare, përsëri janë të shumta të pamohueshme arritjet e mëdha të vajzave e grave në të gjitha fushat.

Advertisement

Më domethënëse është edhe raporti jetë, në dekada testi i inteligjencës dilte në favor të burrave, në dhjetë vjeçarin e burrave por dekadën e fundit del në mënyrë të qëndrueshme në favor të grave. Kjo pasi intelekti dhe suksesi, të gjitha kanë një programim, bazohen mbi një përkushtim të veçantë,. askush nuk e ka këtë program më të mirë më serioz se gratë.

Mendoj se edhe në traditën tonë kemi një fat interesant.

Advertisement

Në botë më shumë të njohur në botë u bëmë nga një grua, Nënë Tereza., kurorën e diamanteve në këtë udhë e mban ajo që arriti me virtytet e gruas e nënës e gruas shqiptare të shenjtërohet pothuajse për së gjalli. Jetojmë në kohë të vështirë sepse si komb në vend të kemi ecuri drejt suksesit, nuk jemi ë ritmet që duhet, e madje kemi edhe kthim pas në fusha të caktuara. Kjo kërkon zgjidhje që kam binden që do ta marrë. ju garantoj se PD nesër në pushtet do të bëjë gjithçka për të inkurajuar suksesin e grave dhe vajzave, sepse asgjë nuk ka ndikim më cilësor se ky lloj suksesi”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy