Berisha takim me përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi/ Zbardhen diskutimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha takim me përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi/ Zbardhen diskutimet

Sot, ish Kryeministri Sali Berisha priti në një takim të veçantë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Malin e Zi: Mehmet Zenka-Kryetar i Unionit Demokratik në Mal të Zi; Saubih Mehmeti-Kryetar i Lidhjes Demokratike ne Mal të Zi me bashkëpunëtorët e tyre.

 

Në këtë takim, ata e falenderuan zotin Berisha për qëndrimet që ka mbajtur Partia Demokratike, Qeveria e Partisë Demokratike dhe Z. Berisha në afirmimin e të drejtave njerëzore etnike të shqiptarëve nëMalin e Zi.

 

Advertisement

Berisha theksoi në takim se, pakica shqiptare e Malit të Zi, ka luajtur rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit në tërësi, mbasi pavarësia e Malit tëZi, në të cilën ju patët një rol thelbësor, ishte një arritje e rëndësishme jo vetëm për këtë vend por për të gjithë rajonin. Ato, kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm i marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.

 

Forcat politike kombëtare shqiptare në Mal të Zi kanë merita të veçanta në të gjitha arritjet e shqiptarëve në këtë Republikë. Mbrojtja e interesave të këtyre të fundit është shoqëruar me garanci më të mëdha për liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Ndaj dhe unë, u drejtohem me thirrjen më miqësore qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi që të vojnë për kandidatët dhe partitë shqiptare, si kushti mëi sigurt për garantimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të lirive dhe të drejtave njerëzore dhe etnike.

Advertisement

 

Përfaqësuesit e forcave politiketë Malit të Zi, vlerësuan lart kontributin e Partisë Demokratike, Qeverisë së saj në historinë e shqiptarëve në Mal të Zi.

Takimi ishte i hapur dhe në mirëkuptim të plotë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy