Berisha vizitë ngushëlluese në familjen Avdia: Ky akt u krye nga xhelati skafist i qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha vizitë ngushëlluese në familjen Avdia: Ky akt u krye nga xhelati skafist i qeverisë

Krey i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kryer një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia dy ditë pas ngjarjes targjike në Himarë.

 

Pas vizitës në familje Berisha mbajti një fjalë për mediat ku përgjegjësinë e ngjarjes ia ka ngarkuar strukturave shtetërore.

 

Advertisement

“Erdha si qytetar për t’i shprehur ngushëllimet familjes së Jonadës e cila humbi jetën nga një krim horror. Ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptar, çdo njeri. Si krim i shëmtuar duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu. Kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.

Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, nëse do të kryhej nga një qytetar i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimi siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motorë. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3*4 metra. Komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat.”- tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy