Beteja për logon e PD në KQZ/ Kaso: Të ndiqet modeli për regjistrimin e Bindjes Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Beteja për logon e PD në KQZ/ Kaso: Të ndiqet modeli për regjistrimin e Bindjes Demokratike

Beteja për logon e Partisë Demokratike ka mbërritur në dyert e komisionit qendror të zgjedhjeve. PD e drejtuar nga Sali Berisha ka dorëzuar të premten në KQZ listën e komisionerëve për procesin e 14 majit, duke u bazuar mbi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, e cila njohu kuvendin e 11 dhjetorit.

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, shpjegon se vendimi i gjykatës duhet të shuajë çdo dilemë për KQZ se cila është Partia Demokratike, edhe pse ky vendim nuk është hedhur në regjistrin e partive politike.

Advertisement

IVI KASO

SEKRETAR PER CESHTJET ZGJEDHORE, PD

“Kemi nje vendimarrje te gjykates e cila certifikon vendimet e kuvendit te dhjetorit 2021, certifikon organet e reja drejtuese te pd, por thjesht per shkak te interesimit te drejtperdrjete te mazhorances ne pushtet, te kryeministrit dhe per vullnet te tyre, ndodh ajo qe s ka ndodhur kurre ne keto 30 vite demokraci; qe nje vendim gjykate te mos pasqyrohet ne regjistrin e partive politike”

 

Advertisement

 

Sipas Ivi Kasos, në vitin 2019 kur KQZ regjistroi partinë e drejtuar nga Astrit Patozi në zgjedhje, nuk priti që ai vendim të merrte formë të prerë, por u mjaftua me vendimin e shkallës së parë.

 

 

Advertisement

 “Ka mjaftuar nje vendim gjykate ne te njejten menyre si ai qe disponojme ne I cili ka sherbyer per regjistrimin e nje subjekti I cili ishte dhe subjekti qe garoi dhe I dha legjitimitetin ne njefare mase atij procesi duke e quajtur te pakten ne 35 njesi vendore si zgjedhje pluraliste”

 

 

Deri tani, komisioni qendror i zgjedhjeve në çdo vendimmarrje të tij i është referuar regjistrit të partive politike në gjykatë, ku figuron Lulzim Basha si kryetar i PD. Nëse KQZ vendos të ndjekë të njëjtën procedurë, atëherë Lulzim Basha është i vetmi që mund të dorëzojë emrat e komisionerëve në qendrat e votimit, emrat e numëruesve të votave dhe kandidatët për kryetarë bashkie dhe këshilla bashkiakë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy