Betejat ligjore të PD/ Kthupi: Celibashi vendim politik, presim që KAS të zbatojë ligjin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Betejat ligjore të PD/ Kthupi: Celibashi vendim politik, presim që KAS të zbatojë ligjin

Ekspert ligjor, Rezart Kthupi ka deklaruar se vendimi i KQZ për lënien jashtë zgjedhjeve vendore të PD ishte i pritshëm nga kjo forcë politike. Në një intervistë për Vizion Plus, Kthupi deklaroi se ky vendim ka prapavijë politike dhe ishte bërë e qartë nga qëndrimi që komisioneri Ilirian Celibashi kishte mbajtur gjatë gjithë kohës.

 

 

“Ishim parapërgatitur për këtë vendim, e dinim vendimmarrjen e komisionerin. Komisioneri ka bërë gjatë 5 ditëve të fundit qëndrime publike lidhur me atë që do të ishte vendimi i tij. Ka shkelur afate ligjore, ka konsumuar afate jo zyrtare, i ka zgjatur këto afate dhe në fund të ditës mbajti të njëjtin qëndrim, të njëjtat argumentat juridikë.Përfundimi ishte i ditur, nuk kishim asnjë surprizë për vendimin që do merrte komisioneri”, tha ai.

Advertisement

 

Sipas Kthupit, arsyetimi se autorizimi ka mangësi është një artificë ligjore që ka si qëllim të vetëm të mos regjistrojë PD në zgjedhje. Ai akuzoi komisionerin e KQZ se ka zvarritur vendimin dhe ka mbajtur qëndrime politike gjatë gjithë procesit.

 

“Nuk është një pengesë ligjore, kjo është një artificë ligjore. Është një interpretim ekstra ligjor që komisioneri bën. Është një vendim që e ka background-in politik, nëse do t’i referoheni vetë deklaratave të komisionerit, komisioneri merr përsipër që një shqyrtim apo një seancë publike të mbajë qëndrim personale në lidhje kush është apo kush nuk kryetari i një partie politike. Këta janë qëndrime politike të cilat duhet t’i shmangë dhe ne iu kemi të gjitha faktet për të vërtetuar qëndrimin që i gjithë procesi që nga momenti i refuzimit fillestar, i zgjatjes së afatit i përcaktimit të afatit, i mosmarrjes së vendimit, deri shtyrjen në ditën e sotme kanë vetëm një qëllim, që në gjykimin tonë është qëllim politik. Nuk ka asnjë shkak tjetër për të cilin komisioneri të zvarrisë në pafundësi regjistrimin e një partie, të ngrejë argumenta ligjorë që nuk qëndrojnë”, tha ai.

Advertisement

 

Lidhur me betejën e radhës ligjore në KAS, Kthupi thotë se PD do të depozitojë po të njëjtat argumente për të “rrëzuar Celibashin”.

 

“Nuk ka argumente të reja, ka të njëjtat argumenta që u depozituan dhe në ankimimin e parë në KAS, ka një shtesë në argumentimin që bën Celibashi sot, në lidhje me mënyrën se si betohet presidenti i Republikës, që sërish është një argument ekstra ligjor, që i qëndron gjithë logjikës së formuluar paraprakisht që ky vendim do të kishte formën që kishte sot”, shtoi ai.

Advertisement

 

 

Por, çfarë pret PD nga ky institucion? “Ne mendojnë se në KAS, nëse do të respektohet ligji dhe nëse nuk do të ketë prapavijë politike, vendimi nuk do jetë tjetër veçse ai për regjistrimin të PD”, thekson ai.

 

Advertisement

I pyetur lidhur me ‘fatin’ e PD nëse KAS mban në fuqi vendimin e KQZ, Kthupi deklaroi se nëse ky institucion vepron si i pavarur kjo do të ishte e pamundur ligjërisht. Nëse kjo ndodh, sipas tij nënkuptohet se po ndiqet e njëjta prapavijë politike për pengimin e regjistrimit të PD në zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

“Nëse flisni për skenarë të mundshëm është një skenar i mundshëm. Nëse flisni për bindjet që ne kemi për qëndrimin tonë nëse është i ligjshëm apo jo, kjo është një bindje e palëkundur. Qëndrimi i PD sot është i ligjshëm, është në raport dhe përputhje në zbatim të ligjit dhe nuk ka asnjë shkak ligjor, përveç shkaqeve politike të Celibashit për të dhënë vendimin që u dha sot. Nëse do të kemi një institucion të pavarur që ushtron funksionet e tij në mënyrë të pavarur, i pandikuar politikisht, nuk mund të kishim këtë vendim që kemi. Ky vendim përdor disa artifica ligjore për të lënë jashtë zgjedhjeve PD”, përfundoi ai.

 

Advertisement

PD akuzoi komisionerin e KQZ, Ilirian Celibashi se mori një vendim politik përmes artificave ligjore dhe la partinë më të madhe opozitare jashtë zgjedhjeve. Nga ana tjetër, Celibashi argumentoi se kthimi i dokumentacionit u bë për mangësi thelbësore në procedurë dhe jo për kapriço.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy