Bilbila dhe bllokim i foltores/ Përjashtohen 6 deputetë të tjerë të grupit të Berishës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bilbila dhe bllokim i foltores/ Përjashtohen 6 deputetë të tjerë të grupit të Berishës

Përjashtohen nga seancat e radhës parlamentare 6 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

 

Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë për 10 ditë nga seancat parlamentare deputetet Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti dhe Elda Hoti. Lindita Metaliaj u përjashtua për 5 ditë ndërsa Greta Bardeli u përjashtua 3 ditë.

 

Advertisement

Masat për deputetet e grupit të “Berishës” u morën si pasojë e bllokimit të foltores dhe incidenteve të tjera të ndodhura në seancën parlamentare të ditës së enjte, përfshirë këtu edhe përdorimin e bilbilave gjatë punimeve të seancës në kohën kur flisnin përfaqësuesit e mazhorancës.

 

Tensionen në kuvend janë shtuar së fundmi, për shkak të kërkeses së refuzuar nga mazhoranca për të ngritur një komision parlamentar hetimor për cështjen “McGonigal” dhe lidhjen e tij në Shqiperi me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy