Biletë për Parkun e Karavastasë/ Marika: Ekzistenca e tarifave është e domosdoshme, banorët do përjashtohen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biletë për Parkun e Karavastasë/ Marika: Ekzistenca e tarifave është e domosdoshme, banorët do përjashtohen

Vendimi për të vendosur biletari elektrike në parkun e Karavastasë ka ngritur në protestë banorët e Divjakës, të cilët po e kundërshtojnë.

 

Tarifa që është parashikuar për tu vendosur është 50 lekë për njerëzit dhe 150 lekë për automjetet.

 

Advertisement

Klodiana Marika, drejtore e Programeve të Zhvillimit të Mjedisit në Ministrinë e Turizmit tha për Vizion Plus se vendimi për të vendosur biletë është marrë që në vitin 2020 nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shton se banorët e zonave përjashtohen nga kjo tarifë.

 

Vendosja e biletës nuk është një veprim që lindi sot. Vendosja e biletave në zonat e mbrojtjtura ka një autorizim nga VKM në vitin 2020.

 

Advertisement

Ashtu siç e tha dhe ministrja, banorët e zonave janë të përjashtuar nga kjo tarifë. Brenda zonës së mbrojtur nuk ka as tokë bujqësore dhe as banesa”, tha ajo.

 

Marika shtoi më tej se mbledhja e të ardhurave nga bileta, do të investohen për mirëmbajtjen e parkut.

 

Advertisement

“Ne kemi përcaktuar tarifat dhe llogaritjet do bëhen në bazë të numrit të vizitorëve. Për vizitorët është 50 lekë dhe për makinat është 150 lekë. Ne nëse duam ta ruajmë parkun kombëtar, na duhet ta mirëmbajmë. Këto tarifa, 60% të tyre do përdoren për mirëmbajtjen e saj dhe 40% për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

 

Nëse duam të ruajmë vlerat e zonës, ekzistenca e tarifave është i domosdoshëm.”

 

Advertisement

E pyetur se përse duhet të vendoset hyrje me biletë në një vend ku ka plazh publik, ajo tha: “Ka rrugë tjetër për të shkuar në plazh dhe nuk kontrollohet nga biletaria. Nesë do rrisim cilësinë e plazhit, patjetër që do paguajnë. Është njësoj sit ë hysh në muze, pork y është një muze natyror”

 

Ndërsa pyetjes se tarifa rëndon mbi xhepat e qytetarëve, ajo iu përgjigj:

 

Advertisement

Nëse ne shkojmë të hamë drekë, se paguajmë edhe 150 lekë të vjetra për makinën për mirëmbajtjen, infrastrukturën, për rigjenerimin e pyllit etj nuk mendoj se është një kosto shtesë. Nuk është e madhe. Nëse nisesh nga Tirana, harxhon karburant dhe kjo kosto më duket simbolike”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy