Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 50 tonësh misër për bagëti, e ardhur nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve të importuara nga ky vend.

Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikimet e para dhe kanë marrë mostrat për analizat laboratorike.

AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në disa subjekte te tregtimit të misrit në qarkun Elbasanit, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Edhe dy ditë më parë në Hanin e Hotit u bllokuan një sasi prej 75 ton me misër nga Serbia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";