Bordi mblidhet sërish/ Ulet çmimi i naftës me 3 lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bordi mblidhet sërish/ Ulet çmimi i naftës me 3 lekë

Bordi ka vendosur uljen e çmimit të naftës nga 221 në 218 lekë për shitjet me pakicë.

 

 

Benzina do të shitet me 200 lekë dhe gazi me 71 lekë për litër.

Advertisement

 

 

Vendimi hyn në fuqi sot, 18 nëntor 2022 në orën 18:00.

 

Advertisement

 

 

Vendim i Bordit të Transparencës 18.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 18 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 17.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 907, – 42 nga data 15.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 987, -37 nga data 15.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 113.39 (+0.66 nga data 15.11.2022).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 121 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy