
Temperaturat e ulëta që mbizotëruan në vendin tonë e veçanërisht breshëri i përmasave të mëdha, gjatë muajit prill, kanë dëmtuar në masë prodhimin e qershisë në Belishovë të Mallakastrës.
Fermerët thonë se qershia nuk i ka rezistuar të ftohtit të pazakontë për periudhën, duke bërë që pemët të dëmtohen në maksimum.
Fermer –Sivjet na ka dëmtuar shumë breshëri dhe prodhimi i ketij viti është zero, kerkojmë ndihmë nga shteti, nuk ka prodhim asnjë kokërr. Vjet ankoheshim për cmimin po kete vit s’kemi prodhim fare.
Fermer—Shpenzojme shumë , se qershia kushton në kultivim, sivjet kaloi breshëri dhe s’ka prodhim fare. Nuk kemi as 5 kile qershi. Jemi shume dobet.
AdvertisementFermer-Nuk ka prodhim. Shumica me këtë ushqehen.
Sipas fermerëve, kjo mungesë prodhimi u ka sjellë dëme të mëdha në ekonomitë e tyre familjare. Ata theksojnë se një mungesë e tillë prodhimi nuk është parë prej 25 vitesh në këtë zonë.