Bëni Like Struga.info në Facebook


Burg marinarëve për naftën/ Nuk dihet ende se kush i kishte porositur 62 mijë litra naftë kontrabandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg marinarëve për naftën/ Nuk dihet ende se kush i kishte porositur 62 mijë litra naftë kontrabandë

Dymbëdhjetë nga trembëdhjetë të arrestuarit për 62 mijë litra naftë kontrabande te ardhur nga Libia do të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Durresit ka vendosur “arrest me burg” për pronarin e anijes “Genii”, Elton Qevani si dhe kapitenin Selim Gaba, ndërsa detyrim paraqitjeje për Klajdi Kapxhiun.

 

Po ashtu, është lënë në burg edhe i gjithë ekuipazhi i anijes libiane “Abobakr 124”.

 

Advertisement

Ekuipazhi i anijes ‘Geni’ ka deklaruar se është furnizuar me naftë për nevojat e anijes dhe jo për ta tregtuar atë me qëllime fitimi. Ndërsa libianët kanë deklaruar se janë thjeshtë puntorë dhe nuk dinë asgjë më shumë.

 

Mbi ta rëndojnë veprat penale të “kontrabandes me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe pastrimi i produkteve te vepres penale

 

Advertisement

13 personat u arrestuan pas një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Guardia di Finanza ku u kapën 62 mijë litra naftë kontrabandë pranë Portit të Durrësit që vinte nga Libia.

 

Ky eshte rasti i katërt brenda një kohe të shkurtër që në Port zbulohen dhe sekuestrihen sasi të mëdha nafte kontrabandë. Por deri më tani nuk është zbuluar se kush e kishte porositur karburantin dhe ku do te shitej ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy