Burg për vrasësin e Sabrinës/ Elton Metaj përlotet para gjykatës: E doja, por i ati më kërcënonte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burg për vrasësin e Sabrinës/ Elton Metaj përlotet para gjykatës: E doja, por i ati më kërcënonte

Elton Metaj do të qëndrojë në burg, pasi vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengajn.

 

Gjykata e Fierit i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” 31-vjeçarit.

 

Advertisement

Ai pranoi fajin para trupës gjykuese, ndërsa u përlot kur tregoi arsyet pse, sipas tij, i mori jetën 23-vjeçares.

 

“Vjehrri më kërcënonte më thoshte se do të më vriste, armën e bleva për vetëmbrojtje. Unë e doja Sabrinën, por isha në presion”, tha ai para gjyqtarëve.

 

Advertisement

Vrasja ndodhi disa ditë më parë në fshatin Zhupan të Fierit, teksa e reja, nënë e një vajze, ishte në shtëpinë e prindërve të saj. Ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtjeje, ish-bashkëshorti i mori jetën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy