
3 marsi është caktuar si data për tu mbajtur protesta e rradhës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike.
Pas dy protestave kombëtare, një në bilevardin Dëshmorët e Kombit dhe tjetra para Kuvendit, në 3 mars do të jetë tubimi i tretë në një kohë të shkurtër.
Protesta e djeshme, ndryshe nga ajo e datës 11 shkurt, u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Turma në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit, u përplas me policinë, duke hedhur më pas edhe molotov ne drejtim të tyre.
Nga këto tension, 3 efektivë u dëmtuan lehtë, ndërsa dy persona u arrestuan ditën e sotme nga policia dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Këto protesta, vijnë pas arrestimit të ish agjentit të FBI Charles McGonigal dhe takimet që ky i fundit ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.