Çerdhe edhe në vendin e punës/ Veliaj: Shërbim për nënat e reja edhe në fasoneri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çerdhe edhe në vendin e punës/ Veliaj: Shërbim për nënat e reja edhe në fasoneri

Një çerdhe në mjediset e punës, është një nga nismat që promovohet nga Bashkia e Tiranës si ndihmesë, jo vetëm për biznesin, por edhe për nënat e reja. Një e tillë është hapur në fasonerinë në lagjen e re “5 Maji”, që aktualisht ka rreth 300 punonjës.

 

Erion Veliaj u shpreh se ky është investimi i duhur për çdo biznes në Tiranë.

 

Advertisement

“Kjo është formula perfekte sepse ne ofrojmë shërbimin e edukatoreve, kurrikulën, menunë dhe ushqimin, ndërsa private ofron hapësirën. Ftesa për të gjitha kompanitë është: mund t’ju duket sikur shtohet një shpenzim, por në fakt shtohet produktiviteti.

 

Kryebashkiaku tha gjithashtu se këto investime, sjellin bilanc pozitiv për çdo kompani.

 

Advertisement

 “Duke qenë se kemi një kompani te “5 Maji”, që ka vendosur këtë standard, është shembull edhe për kompanitë e tjera ose për drejtori dhe institucione publike që mund ta bëjnë këtë. Një çerdhe në ambientin e punës do të thotë mendje më të qeta për t’u fokusuar te puna, por do të thotë edhe orë të kursyera për t’u dedikuar në punë”

 

Hapja e çerdhes me kapacitet 20 fëmijë është menduar si projekt për të shtuar numrin e punonjëseve nga kompania, e cila synon që këtë vit të shtojë stafin edhe me 200 të rinj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy