Çmimi i naftës po dëmton peshkimin/ Sindikata: Sektori po shkon drejt falimentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimi i naftës po dëmton peshkimin/ Sindikata: Sektori po shkon drejt falimentit

Rritja e çmimit të naftës, ka prekur edhe sektorin e peshkimit. Shumë peshkatarë nuk po përballojnë dot kostot e për këtë arsye nuk po dalin në det të hapur.

 

Për kreun e sindikatës së peshkimit në Durrës, kriza ka filluar që prej nisjes së luftës në Ukrainë, ndërsa shqetësim mbetet edhe mungesa e burimeve njerëzore.

 

Advertisement

Ai thotë se edhe pse peshkatarët po e blejnë karburantin me çmimin ndërkombëtar të bursës shumë nga kompanitë e hidrokarbureve në vend abuzojnë.

 

 

KLODIAN KAPITI – KRYETAR I SINDIKATES SE PESHKIMIT

Advertisement

Jemi ne krizë te thelle pasi është lënda e parë. Por jo vetëm për naftën edhe për burimet njerëzore. Sepse dhe te huajt qe vijne pas rritjes se naftes por synojne porte te tjera per te punuar.

 

Për këtë problematikë, peshkatarët kanë folur dhe me Ministrinë e Financave dhe atë të Bujqësisë, ku janë dakordësuar që flota e peshkimit ta blejë karburantin me 40 lekë më pak.

 

Advertisement

 

Pas dates 1 korrik kjo skeme do hyjë në fuqi.

 

Durrësi ka flotën më të madhe të peshkimit në vend duke numëruar afro 200 anije në total. Kjo flotë furnizon të gjitha restorantet që gjenden në bregdetin e Durrësit dhe Kavajës, kërkesë e cila rritet ndjeshëm në sezonin turistik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy