COVID 19/ Asnjë humbje jete dhe 67 raste të reja në 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID 19/ Asnjë humbje jete dhe 67 raste të reja në 24 orët e fundit

 

67 raste të reja të infektuar me COVID 19 janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme dhe fatmirësisht, asnjë humbje jete.

 

Në raportimin ditor MSH njofton se janë kryer në total 618 testime dhe 27 persona janë shëruar.

Advertisement

 

Prej disa javësh në vendin tonë nuk janë shënuar humbje jete.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:
33 në Tiranë, 5 në Fier, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Patos, Vlorë, Korçë, nga 2 qytetarë në Cerrik, Tepelenë, Sarandë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Përmet, Kolonjë, Skrapar, Elbasan.
Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,962 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement

Statistika (17 Maj 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 618

Testime totale 1,818,942
Raste pozitive 275,688
Raste të shëruara 271,962
Raste Aktive 229
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138
Fier 24
Korçë 14
Shkodër 12
Vlorë 10
Elbasan 8
Gjirokastër 8
Lezhë 5
Kukës 3
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy