Çuçi: Kamerat, mesazh për krimin; bandat u kamufluan në hapësirën që i takon biznesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çuçi: Kamerat, mesazh për krimin; bandat u kamufluan në hapësirën që i takon biznesit

Për ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, operacioni ‘Fijet’ është një mesazh për botën e krimit, pasi sipas tij policia po i ngushton hapësirat e veprimit bandave kriminale. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Çuçi tha se kamerat e sigurisë janë përdorur nga persona me precedente penale, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore që i takojnë bizneseve.

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BRENDSHEM

Advertisement

 

Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lëmë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë.

 

I pyetur për çështjen Mc Gonigal, Ministri i Brendshëm tha se policia ka bashkëpunim me FBI, ndërkohë pohoi se ai vetë nuk e ka takuar ish-zyrtarin e lartë amerikan.

Advertisement

 

Policia shqiptare ka marrëdhënje me institucionin e FBI dhe jo me persona të caktuar. Policia vazhdimisht është e asistuar në bazë të një marrëveshje strategjik që kemi me SHBA-të. Hera e fundit ka qënë në rastin e fundit kibernetik. Mos të harrojmë që në dyja rastet pra në sulmin ndaj sistemeve që menaxhon AKSHI, apo ndaj sistemeve të policisë ne kemi patur menjëherë ndihmën e FBI. Eskpertiza e tyre e thellë në këtë fushë treguan origjinën e sulmit. Marrëdhënjet i kemi me institucionin e FBI. Unë personalisht nuk e kam takuar, nëse jeni kurioz për ta ditur.

 

Një tjetër pikë që Çuçi ndau me mediat është edhe miratimi i marrëveshjes së firmosur në Berlin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Ballkanit Perendimor, të cilët mund të udhëtojnë në vendin tonë vetëm me një kartë identiteti.

Advertisement

 

TITRA:

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy