Çuçi-opozitës: Të lëmë pas politikën e sherrit, duhet të jemi bashkë për të forcuar policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çuçi-opozitës: Të lëmë pas politikën e sherrit, duhet të jemi bashkë për të forcuar policinë

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehu konsiderata për interpelancën e sotme të thirrur nga deputeti Ervin Salianji.

 

Sipas ministrit, kjo është një përpjekje për të parë çfarë mund të bëhet më mirë. Ai tha se duhet lënë pas politika e sherrit, pasi qeveria dhe opozita janë bashkë në betejën për të përmirësuar Policinë e Shtetit.

 

Advertisement

“Do doja së pari të shprehja disa konsiderata sa i takon interpelancës së sotme sepse mendoj se më shumë se e drejta e ligjshme e një anëtarëi të parlamenti për ta kërkuar, besoj se është edhe një përpjekje plotësuese për të parë ku mund të bëhet më mirë për dy nismat ligjore që janë diskutuar vazhdimisht.

 

Çdo debat tjetër që vjen nga opozita është i shëndetshëm. Është e vërtetë që qoftë ligji që ne quajmë i OFL apo vetingu në polici janë dy nisma atikpie dhe unikale dhe debati rreth tyre nuk është shterues. Që në nisje dua ta theksoj se e çmoj shumë mundësinë për të folur për to.

 

Advertisement

S’është normale që të ndahemi politiksht si do e forcojmë policinë duke e larguar ata që nuk e meritojnë uniformën apo të godasim krimin. Ne këtë betejë duhet të jemi bashkë. Politika e sherrit i duhet lënë një kohe tjetër se nuk na çon asgjëkundi. OFL mbetet një moment historik policisë kundër krimit si instrument i shpejt për të gjumruar pasuritë e personave të dyshuar për kime”, tha Çuçi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy