Debat për heqjen e taksës së hirrës; Braçe kundërshton qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debat për heqjen e taksës së hirrës; Braçe kundërshton qeverinë

Nga 1 janari 2022, Ministria e Financave vendosi të taksojë në vlerën 150 lekë/kg hirrën dhe kremin e qumështit që importohen në Shqipëri. Por një vit më vonë sërish Ministria e Financave kërkon heqjen e kësaj takse, me argumentin se kostot për importuesit që janë shtuar.

 

 

VASILIKA VJERO

Advertisement

MINISTRE E FINANCAVE

“Vitin e shkuar patëm shumë diskutime me grupet e interesit dhe me shoqatën e prodhuesdve që na shprehën shqetësimin e tyre dhe kostot e shtuara që erdhën nga këto dy taksa për hirrën dhe kremin e qumështyit që I përdorin për biskota dhe kroasantë, nga dfiskutimet që patëm, gjykuam të heqim këto taksa sepse ndikojnë në rritjen e kostove dhe kanë një erfke4t simbolik në buxhetin e shtetit. Por impakti që kanë për produktet është i lartë.”

 

Por ky propozim u kundërshtua në Komisionin e Ekonomisë nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ngriti shqetësimin se rruga e importit për hirrën dhe kremin e qumështit po hapet për të zëvendësuar qumështin vendas në nënproduktet e bulmetit.

Advertisement

 

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

“Problemi i dytë ka të bëjë me këto propdukte, ca janë këto produkte? Janë të gjithë zëvendësues të qumështi lëng, propozimi ka qenë shumë i qartë që këto të taksohen të gjtha që të bëhen të kushtueshme në raport me qumështin e fermeretit sepse hallin që kemi janë ata atje. Ndërsa halli këtu qenka biskoatat dhe brioshi, ndërsa halli me I gjerë është blegtoria,. Qumështi pluhur përdoret si zëvendësues,. Ti përdorim taksat për shëndetin e mirë, për prodhimin e mirë dhe për të çuar të ardhura që një masë e gjerë e bujqësisë së këtij vendi që është në hall, blegtorët sot janë në hall të madh, dhe në hall jemni edhe ne sepse ai nr lopësh që po mungon po i kthen bujqit në konsumatorë.”

Advertisement

 

Ndërsa për opozitën, këto ndryshime të shpeshta ligjore mazhoranca i përdor si formë presioni ndaj kompanive që operojnë në vend.

 

EDMOND SPAHO

Advertisement

DEPUTET I PD

“Këto ndryshime të shpeshta i bëni për të marrë ryshfet, në fillim I vendosni taksën dhe pastaj merrni ryshfet për të hequr taksat.”

 

Gjatë vitit 2022 u importuan 357 ton hirrë, një shifër kjo në rënie krahasuar me 2021 kur sasia e hirrës së futur në vend ishte 432 ton. Me heqjen e taksës, deputetët dhe ekspertë të fushës shprehen të shqetësuar se sasia e importuar do të rritet, duke dëmtuar fermerët vendas dhe qumështin e freskët që kompanitë marrin prej tyre.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy