Bëni Like Struga.info në Facebook


Dëbora mbulon zonat malore/ Në shumë rrugë fshatrash është vështirësuar qarkullimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora mbulon zonat malore/ Në shumë rrugë fshatrash është vështirësuar qarkullimi

TONIN FRROKU

 

GAZETAR

 

Advertisement

Mëngjesin e sotëm ka pasur reshje dëbore pothuasje në të gjitha zonat malore të juglindjes së vendit. Më të të dëndura këto reshje dëbore kanë qenë në fshatrat e devollit të sipërm në bashkinë e devollit, përfshi këtu edhe fshatin turistik të dardhës por që dëborë ka pasur edhe në fshatin turistik të Voskopojës edhe në fshatra të tjerë të kësaj njësie administrative. Reshje dëbore ka pasur edhe në fshatrat e tjerë në njësinë administrative dardhas por dhe në fshatrat malorë të abshkisë së Kolonjës megjithëse trashësia e dëborës në këto zona ka qenë më e pakët.

 

Autoritetet bëjnë me dije se në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në Majë të Mashkullorës trashësia ka shkuar deri në 15 cm duke e vështirësuar kalimin e mjeteve. E njëjta situatë paraqitet dhe në aksin rural Vithkuq-Shtyllë- Mashkullorë, ku dëbora arrin deri në 20 cm.

 

Advertisement

Zyra e emergjencave civile në Prefekturën e Korçës thotë se nuk ka probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve. Rrugët e fshatrave turistik të Dardhës e Voskopojës janë të hapura pasi firmat kontraktore kanë bërë pastrimin dhe kriposjen e tyre.

 

Por problem i pazgjidhur mbetet furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të qarkut të Korçës.

 

Advertisement

 

Prej orëve të vona të mbrëmjes së të enjtes edhe qarku Dibër u përfshi nga reshjet e dëborës.

 

Në bajpasin e Murrizit u bllokua për shumë orë qarkullimi i automjeteve për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve. Lëvizja u devijua nëpërmjet rrugës së vjetër Klos-Burrel-Skuraj, ndërsa dy postblloqe policie po bëjnë të mundur orientimin e shoferëve.

Advertisement

 

Reshje të shumta bore pati edhe në zonat malore të qarkut Dibër duke paralizuar lëvizjen e banorëve.

 

Fshatrat malorë të Elbasanit u mbuluan gjithashtu nga dëbora. Mjetet pastruese ndodhen ne terren duke bërë të mundur kriposjen e akseve rurale.

Advertisement

 

Edhe qafa e Llogorasë gjatë natës pati reshje bore, ndërsa nuk raportohet për probleme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy