Dëborë dhe ulje e ndjeshme e temperaturave/ Ja parashikimi i motit për javën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëborë dhe ulje e ndjeshme e temperaturave/ Ja parashikimi i motit për javën

Dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Ditën e hënë në lartësin mbi 700 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 900 metra në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formënë e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht pasdite dhe në mbrëmje. Ndërsa ditën e martë reshjet e borës me intensitet të ulët deri mesatar do zbresin në lartësin 400-500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 600-700 metra në pjesën tjetër të vendit. Gradualisht në mesditë reshjet e shiut dhe të borës do të ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit duke mbetur prezente deri në orët e mbrëmjes në jug.

Dita e mërkurë do të jetë me mot të qendrueshëm por të ftohtë kryesisht në orët e mëngjesit.

Ditën e enjte dhe të premte gradualisht pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet të ulët në pjesën tjetër të vendit. Në lartësine mbi 900 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Advertisement

Në fushën termike deri ditën e merkurë temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale me e ndjeshem ditën e parë të muajit Dhjetor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy