Degradon rruga e Sevasterit/ U dëmtua nga shirat, kalimi bëhet vetëm në njërin krah

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Degradon rruga e Sevasterit/ U dëmtua nga shirat, kalimi bëhet vetëm në njërin krah

Pas shkarjes së dherave, autoritetet kanë bllokuar njërin krah të rrugës që lidh qytetin e Vlorës me fshatrat e njësisë administrative Sevaster.

 

Kalimi për mjetet e vogla bëhet vetëm në njërin sens ndërsa nuk lejohet qarkullimi për kamionët dhe mjetet e tjera të tonazhit të rëndë. Kjo pasi bazamenti i rrugës rrezikon shembjen i gjithi.

 

Advertisement

Sipas banorëve të zonës shkak për dëmtimin u bënë shirat intensivë.

 

Banori

 

Advertisement

Çdo ditë kalojmë. Është shumë e rrezikshme. 8 fshatra që kalojnë në këtë rrugë.

 

Drejtuesit e kompanisë së mirëmbajtjes thonë se rrezikshmëria mbetet e lartë për shkak të ujërave ndërsa duhet të bëhet një ndërhyrje totale. Kjo rrugë lidh 8 fshatra të njësisë administrative Sevaster në bashkinë Selenicë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy