Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit.

 

Ai tha se në Parlament vjen era puro, madje edhe hashash.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në këtë Kuvend vjen era puro, për të mos thënë se vjen dhe era hashash. Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë. Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit.

 

Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike. Babai im 78 vjeç punon vetë, se nuk gjen punëtorë. Sikur 10% e parave të pista që investohen në Shqipëri të përdoreshin për punë të mira, do mbanim Ballkanin me bukë. Neve të opozitës domatet na kanë ngelur, por qeverisë i ka ngelur kokaina. Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë”, tha deputeti Sula.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";