Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ku pritet të takojë homologun e tij Rishi Sunak.
Gjatë një interviste për programin “Today” të “BBC Radio 4”, kryeministri i ka komentuar deklaratat e sekretares Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, duke i quajtur të turpshme për politikën britanike.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Rama nënvizoi se është thelbësore që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos përcaktohen nga disa “mollë të kalbura”.
“Fatkeqësisht ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë të veçohen në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” është shprehur Rama.