Delta infekton shqiptarët/ 522 raste të reja dhe dy humbje jete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delta infekton shqiptarët/ 522 raste të reja dhe dy humbje jete

Delta po përhapet masivisht në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit, janë kryer 6.662 testime, që kanë konfirmuar pozitivë 522 qytetarë.

 

Rastet e reja janë përhapur thuajse në të gjithë Shqipërinë, me numrin më të madh në Tiranë, Shkodër e Durrës.

 

Advertisement

Nga sëmundja e humbën jetën edhe dy pacientë, një 67-vjeçar nga Elbasani dhe një 84-vjeçar nga Mati.

 

Në spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë, ndërsa janë shëruar 98 qytetarë. Aktualisht në të gjithë vendin janë 4.204 pacientë aktivë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy