Delta “mbush” shtretërit e Infektivit/ Të shtruar edhe të rinj, edhe të vaksinuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Delta “mbush” shtretërit e Infektivit/ Të shtruar edhe të rinj, edhe të vaksinuar

Varianti Delta ka shtuar numrin e të shtruarve në spitalin Infektiv.

 

Mjekja infeksioniste Nevila Gjermeni bën nja pasqyrim të situatës në pavione, ndërsa sqaron se disa pacientë janë në gjendje kritike për jetën.

 

Advertisement

“Kemi forma të moderuara, por edhe të rënda të sëmundjes gjë e cila është shqetësuese. Kemi pacientë që janë në gjendje kritike për jetën, të shtruar në reanimacion, në terapi intensive.”

 

Prej disa javësh ambulancat që mbërrijnë në këtë strukturë sjellin edhe pacientë që janë të vaksinuar me dozat anticovid, ndërsa shqetësuese për bluzat e bardha mbeten moshat e reja.

 

Advertisement

“Kemi edhe pacientë që janë të vaksinuar dhe janë të shtruar. Kemi thuajse të gjitha grupmoshat të shtruara, për më tepër edhe të rinj, që na shqetësojnë më tepër për faktin se ky target grup po preket më tepër se më parë. E shtruara më e re është pacientja ime 24-vjeçare.”

 

Autoritetet shëndetësore thonë se vjeshta pritet të sjellë një rritje të rasteve të reja, ndërkohë që ditët e fundit numri i të infektuarve i ka kaluar 800.

 

Advertisement

“Besoj se shtatori do ketë ritme të larta të infektimeve.”

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve e konsideroi situatën nën kontroll, duke mos i ndryshuar masat kufizuese.

 

Advertisement

 

SHTOHEN TE SHTRUARIT NE INFEKTIV

 

MES PACIENTEVE, TE RINJ SI DHE TE VAKSINUAR ME TE DYJA DOZAT 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy