Denoncime për krimet zgjedhore/ Lefter Maliqi: Më vodhën mandatin në Kuçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Denoncime për krimet zgjedhore/ Lefter Maliqi: Më vodhën mandatin në Kuçovë

31 kallëzime për krime zgjedhore janë dorëzuar në prokuroritë e rretheve dhe 1 në SPAK. Padia e fundit është bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili pretendon se anëtarët e KZAZ kanë thyer ligjin duke mos bërë transparencën e duhur në procesin e votimit.

 


LEFTER MALIQI


Jam në SPAK për të bërë kallëzim për rrëmbimin e mandatit, për vjedhje, shpërdorim detyre, dëmtim materialesh dhe për përdorim të kartave të identitetit në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që qytetarët janë jashtë, për braktisjen e komisionit zonal, për shkelje të shumë proceduarave duke filluar nga sistemi i kamerave dhe për ndërrim kutish që kishte mungesa vulash në disa kuti që janë të faktuara me prova, me filmime, votime në grup, votime edhe jashtë qendrave të votimit.

Advertisement

 

Maliqi ka vene në pikëpyetje mandatin e fituar nga kundërshtari i tij në garë, Kreshnik Hajdarit I PS, duke i akuzuar anetaret e KZAZ se kanë manipuluar dhe falsifikuar dokumente.

 

 

Advertisement


LEFTER MALIQI


Jam i bindur që këtu ka krim shtetëror dhe krim elektoral, po krimi shtetëror është më i madh se janë hedhur miliona euro për të blerë mandatin e bashkisë së Kuçovës. Drejtorë të bashkisë merrnin pjesë në numërim, anëtarët e Këshillit të PS ishin edhe në sistemin e kamerave. Gjithë gjëma u bë në 17 kutitë e fundit, ku unë kam dyshime të provuara që kanë ndërruar kutitë, ndaj janë gjetur kuti pa vula.

 

Më herët Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se në të 12 qarqet e vendit janë dorëzuar kallëzime penale, ku për 18 prej tyre u vendos regjistrimi, 3 janë refuzuar dhe pjesa tjetër po verifikohet.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy