Depozitat rritje rekord në kohë krize, por pikëpyetje mbetet burimi i tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Depozitat rritje rekord në kohë krize, por pikëpyetje mbetet burimi i tyre

Depozitat e shqiptarëve po njohin rritje nga muaji në muaj. Nëse do i referohemi shifrave në fund të tetorit, kursimet e shqiptarëve arritën në 1.194 trilion lekë nga 1 trilion e 37 miliardë që ishte në janar të 2020. Kjo rritje konstatohet për 18 muaj me radhë.

 

Spiro Brumbulli, sekretar i shoqatës së bankave i ftuar në E-ZONE tha se tendeca e kursimeve kostatohte gjithmonë në kohë krize

 

Advertisement

 

Është tashmë e ditur që njerëzit për shkak të pasigurisë, rrisin kursimet e tyre duke mos qenë të prirur drejt shpenzimeve. Por kjo rritje kaq domethënëse mbetet për t’u studiuar se nga e kanë burimin e tyre, në një kohë kur kriza ka patur efektet e veta për shumë familje dhe biznese që u preken nga efekte negative.

 

Sipas tij, këto depozita duhet të orjentohen në investime më domethënse, siç është sigurimi i një pensioni më dinjitoz për pleqërinë.

Advertisement

 

Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne, por edhe shteti duhet të orjentojë politikat tek përmirësimi i skemës së pensioneve. Është e pamundur që vetëm me pensionin e shtetit indivdi do të mund t’ia dalë jetesës kur të mbushë moshën e pensionit. Ndaj është më mirë që ata që sot kanë mundësi të investojnë në skema pensioni, të cilat në cdo rast i përfiton individi ose familja e tij, në ndryshim nga skema aktuale, ku nëse personi ndahet para kohe nga jeta, ato kontribute nuk i përfiton askush- u shpreh Brumbulli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy