Bëni Like Struga.info në Facebook


“Deputetët të zbresin në bazë”/ Rama në mbledhjen e grupit kërkon angazhim për lokalet e 14 majit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Deputetët të zbresin në bazë”/ Rama në mbledhjen e grupit kërkon angazhim për lokalet e 14 majit

Në mbledhjen e parë të deputetevë për vitin e sapo hyrë ishte dhe kryesocialisti Edi Rama. Paraqitja e tyre në parlament ishte një nga arsyet e vajtjes. Ai u bëri me dije se cilët ishin deputetët dhe ministrat më performancën më të lartë dhe më të ulët.

 

Taulant Balla e mohoi se në krye të vlerësimit ishte Elisa Spiropali dhe e fundit Olta Xhaçka.

 

Advertisement

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Advertisement

Është kritikuar  ministrja e Jashtme, s’është aspak e vërtetë. Zonja Xhaçka ka një prezencë të rregullt edhe në marrëdhëniet korrekte me Kuvendin e Shqipërisë dhe me  kryetarin e grupit dhe me kryetarin e Kuvendin e me të gjithë. 

 

Një tjetër arsye ishte për tu thënë deputetëve që deri në vendoret e 14 majit, ata duhet të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale.

 

Advertisement

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PS

 

Advertisement

U është kërkuar deputetëve një prezencë më e shtuar në territor. 

 

Me vëmendjen te zgjedhjet e 14 majit, mësohet se për bashkinë e Vlorës nuk do të zbatohet e njëjta strategji si për Shkodrën. Kandidati për kryebashkiak nuk do të vijë nga rradhët e deputetevë, si në rastin ende të  pazyrtarizuar të Benet Becit për bashkinë Shkodër.

 

Advertisement

BENET BECI

 

DEPUTET I PS

 

Advertisement

Jo, akoma nuk kemi konfirmim. 

 

Mbledhjes së grupit parlamentar të socialistëve iu bashkua edhe Agron Çela, deputeti që braktisi Partinë e Lirisë për atë Socialiste.

 

Advertisement

Në pëfundim  Taulant Balla bëri me dije se mazhoranca socialiste është angazhuar për të ndërrmarë disa ndryshime në funksionimin e kuvendit , si ai në rritjen e numrit të komisioneve parlamentare të perhershme dhe në ngritjen e komisioneve hetimore.

 

Po aq kryetari i grupit të deputetëve socialistë tha se qeveria është e angazhuar të çojë përpara amnistinë fiskale dhe ndalimin e kandidimit në pushtetin qendror dhe atë vendor të bashkëpunëtorëve të ish sigurimit të shtetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy