Dështimi i negociatave/ Berisha: Nuk duan as fraksion as statut, kush prek flamurin e PD i ka bërë hesapet keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështimi i negociatave/ Berisha: Nuk duan as fraksion as statut, kush prek flamurin e PD i ka bërë hesapet keq

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dekaratë për mediat ka reaguar ashpër pas dështimit të negociatave për zgjedhjet e 14 majit 2023.

 

Berisha u shpreh se grupi i Alibeajt nuk e duan as statutin as fraksionin. Berisha e mbylli fjalën e tij, duke i paralajmëruar se ai që prek flamurin e PD, i ka bërë hesapet shumë keq.

 

Advertisement

Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë që janë grup deputetësh u ftuan ose erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen në qoftë se donin të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura ose në përputhje me statutin, por ata nuk duan mesa duken as statutin, as primaret dhe as fraksionin.

 

E sigurt të jeni ju shqiptarët se ai që prek flamurin e PD-së i ka bërë hesapet shumë shumë keq. Kjo do të thotë se do ta shihni në ditët e ardhshme”, theksoi lideri i demokratëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy