Detaje nga vetëvrasja e gruas në Kamzë dhe fshehja e ngjarjes/ Flet burri: Kisha frikë nga familjarët e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga vetëvrasja e gruas në Kamzë dhe fshehja e ngjarjes/ Flet burri: Kisha frikë nga familjarët e saj

Ka folur para policisë burri i gruas që i dha fund jetës duke u vetëvarur në Kamzë.

56-vjeçari tentoi të fshehë ngjarjes duke lajmëruar familjarët e gruas se ajo kishte dnërruar jetë për shkaqe natyrale por pas dyshimeve të tyre policia zbardhi ngjarjen e plotë dhe vuri në pranga burrin.

 

Gjatë ditës së sotme ai ka deklaruar se kishte frikë nga familjarët e bashkëshortes të tregonte të vërtetën.

Advertisement

 

56-vjeçari ka thënë se prej kohësh familjarët e saj e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte ndaj gruas dhe se herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin.

 

Bëhet me dije se çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.

Advertisement

 

Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëflijuar. Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes,

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy