Detaje të reja, zbulohet personi i tretë që ndërhyri mes Babisit dhe Carolinës, pse piloti e kishte planifikuar që më parë vrasjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja, zbulohet personi i tretë që ndërhyri mes Babisit dhe Carolinës, pse piloti e kishte planifikuar që më parë vrasjen

Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga burri i saj Babis Anagnostopoulos kanë marrë një kthesë të papritur. Policia greke po dyshon se ka pasur një person të tretë në marrëdhënien e tyre.

Gazetari Vassilis Lambropoulos tha se piloti 32-vjeçar kishte kontakte me një grua që ende nuk është bërë e njohur për mediat, e ndoshta kjo është arsyeja se përse Crouch donte që të largohej nga shtëpia.

“Sekreti që familja e Caroline dinte doli në dritë” shkruan “Ta Nea”.

Advertisement

“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që tregon se 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar dhe kjo është arsyeja pse ajo donte të linte shtëpinë në Glyka Nera” shkruhet më tej në artikull.

Piloti kërkon që ta “shesë” vrasjen si një ndodhi të momentit, por nëse kjo tezë qëndron, atëherë do të thotë se ai e planifikonte prej kohësh ekzekutimin e gruas së tij.

Kujtojmë se, Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy