Legjislacioni në fushën e shëndetit riprodhues në Shqipëri, po vihet përballë sfidës së  keqinterpretimit, si pasojë e  dezinformimit dhe mospërfshirjes së ekspertëve të fushës dhe gazetarëve profesionistë në trajtimin e këtyre çështjeve.

Përballë një klimë të re komunikimi, të dominuar nga rrjetet sociale dhe nga rryma konservatore, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se informacionet e pasakta po deformojnë debatet dhe po pengojnë miratimin e politikave bashkëkohore dhe në përputhje me standardet europiane.

Drejtorja ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) Elona Gjebrea, vëren se në debatin publik rreth ligjeve të fundit, si ai për barazinë gjinore dhe ligji për shëndetin riprodhues, janë evidentuar raste të shumta keqinterpretimesh nga rryma konservatore dhe aktorë të tjerë që kanë ndikuar në perceptimin e publikut.

Sikurse dhe po shikojmë tani dhe me ligjin për barazinë ligjore, dezinformimi, keqinformimi, mospërfshirja e specialistëve të fushës, të gazetarëve profesionistë në çështje kaq të rëndësishme për sa i përket ligjeve, të cilat priten të miratohen, disa tashmë janë miratuar në parlament, ndihmon që rrymat konservatore, por dhe gjithë shoqëria shqiptare të ndikohet nga perceptime të gabuara, të cilat në fakt minojnë punën e grupeve të tëra të rëndësishme që janë të përfshira në ligje, sikurse ishte ligji për barazinë gjinore, sikurse dhe ligji për shëndetin riprodhues. Në fakt, këto janë ligje, të cilat janë të rëndësishme, janë në përputhje me gjithë direktivat e Bashkimit Europian, por ndërkohë tregon dhe progresin e një shoqërie për të pasqyruar të gjitha nevojat që ligje të vjetra, ligje të miratuara prej shumë vitesh kanë nevojë të përmirësohen. “ – u shpreh ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zonja Gjebrea theksoi se institucionet duhet të shoqërojnë çdo nismë ligjore me komunikim të qartë dhe të thjeshtë për publikun, për të shmangur hapësirat ku dezinformimi mund të përhapet.

E pyetur mbi njohuritë e të rinjve për mënyrat kontraceptive, zonja Gjebrea informoi se  të rinjtë po marrin gjithnjë e më shumë vendime për shëndetin seksual nga rrjetet sociale, ndërsa shmangin këshillimin profesional.

Sipas saj, në shumë raste të rinjtë përdorin metoda kontraceptive pa përshkrim mjekësor; marrin informacion të pasaktë nga platformat online; hezitojnë të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e shëndetit dhe përdorin pilula aborti që nuk janë të licencuara.

Ndaj ajo theksoi se është e domosdoshme që të intensifikohet edukimi, ndërgjegjësimi dhe aksesimi i të rinjve në shërbime të sigurta e profesionale me përfshirjen aktive të prindërve, dhe komunitetit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";