Diabeti kërcënon shqiptarët/ 4 mijë raste të reja çdo vit, po preken edhe të rinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë. Çdo vit identifikohen rreth 4000 raste të reja. Situata bëhet edhe më problematike për faktin se po preken edhe të rinjtë.

 

FLORIAN TOTI

 

Advertisement

MJEK ENDOKRINOLOG

 

“Diabeti po vjen në rritje në të gjithë botën, po ashtu edhe në Shqipëri. Cdo vit diagnostikohen rreth  3000-4000 raste të reja. Dhe kjo e bën diabetin sëmundjen më të kushtueshme për fondin dhe për ministrinë e shëndetësisë. Po preken grupmoshta gjithnjë e më të reja 20, 30, 40 vjec. Por për tu alarmuar dhe duhet vënë theksi është që ka filluar të shfaqet diabeti tip 2 tek femijet që zakonisht shfaqet tek të rriturit”.

 

Advertisement

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç.

 

MIRA RAKACOLLI

 

Advertisement

Zv. MINISTRJA E SHËNDETËSISË

 

“Si rezultat i politikave tona, sot Ministrja e Shëndetësisë dha lajmin e mirë që do të kemi një rimbusimim të fishave të diabetit edhe për të moshuarit që vuajnë nga diabeti dhe janë mbi 65 vjeç.”

 

Advertisement

Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim. Ndaj, shifra e të prekurve mendohet të jetë edhe më e lartë. Mjeket këshillojnë që njerëzit të qëndrojnë larg jetës sedentare, të bëjnë kujdes me ushqimin si dhe ti rikthehen aktivitetit fizik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy